Ligji për mallrat e liruar nga tatimi doganor më 2013

0 shares
0 komente
Ligji për mallrat e liruar nga tatimi doganor më 2013
Ligji për mallrat e liruar nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor, i miratuar javën e kaluar nga Qeveria e Kosovës , pritet të hyjë në fuqi nga janari i vitit të ardhshëm. Ky ligj përfshin një varg prodhimesh që do të importohen pa taksë doganore.

Drejtori ligjor në Dogana të Kosovës Lulëzim Rafuna, ka thënë se nga ky ligj pos sektorëve të ekonomisë, do të përfitojnë edhe pacientët që lëngojnë nga sëmundje të ndryshme përfshirë edhe ata me kancerin, raporton KTV.

Ky hap është përshëndetur nga përfaqësues të biznesit, por ata kanë kërkuar që institucionet të jenë më të shpejta në kapjen e hapit të shteteve të rajonit. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet Rregullorja e UNMIK-ut 2007/31. /Telegrafi/
10:40 / 22.10.2012

Dërgoje me email

Të fundit nga rubrika

Më Shumë

n'fokus

{BRAZIL}