Aksident në Kukës, humb jetën një kosovar

0 shares
0 komente
Aksident në Kukës, humb jetën një kosovar
Një 44 vjeçar nga Kosova humbi jetën në një aksident automobilistik në segmentin e autostradës Morin- Kukës.

Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur sot se rreth orës 02.00 44 vjeçari Ali Ndrecaj, ndërsa udhëtonte me automjetin e tij, tip Rang Rover, me targë NE 340 L, është përplasur me një autobus që udhëtonte drejt Morinit me pasagjerë kosovarë. Për pasojë, drejtuesi i Rang Roverit ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa udhëtarët e autobusit nuk kanë pësuar lëndime, transmeton BalkanWeb.

Sipas burimeve të policisë, shkaku i aksidentit është shpejtësia tej normave të lejuara të autoveturës.

Vetëm në muajin korrik, në segmentin e autostradës Morin- Kukës-Tuneli i Kalimashit, kanë humbur jetën 4 persona dhe ka pasur edhe disa të plagosur si rrjedhojë e aksidenteve ku janë përfshirë kryesisht drejtues mjetesh kosovarë. /Telegrafi/
 19:08 / 5.08.2012

Dërgoje me email
Artikull i Sponsorizuar

Të fundit nga rubrika

Më Shumë
<--