Gjergj Dedaj, zëvendësministër i Kulturës

0 shares
0 komente
Gjergj Dedaj, zëvendësministër i Kulturës
Kryetari i Partisë Liberale të Kosovës (PLK), Gjergj Dedaj, është emëruar të hënën nga kryeministri Hashim Thaçi në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Lajmin për emërimin në këtë pozitë e ka konfirmuar për “Epokën e re” vetë Dedaj.

“Po, jam emëruar në pozitën e zëvendësministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke rikonfirmuar partneritetin me Partinë Demokratike të Kosovës”, ka deklaruar Dedaj.

Në Qeverinë “Thaçi I”, Dedaj ka qenë zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale. Partia Liberale e Kosovës, të cilën e udhëheq Gjergj Dedaj, është anëtare e Partive Liberale të Evropës me seli në Bruksel (ELDER). /Telegrafi/


 13:18 / 3.07.2013

Dërgoje me email
Artikull i Sponsorizuar

Të fundit nga rubrika

Më Shumë

n'fokus

{BRAZIL}