20:57 / 9.06.2013Kukës, një i vdekur në aksident komunikacioni

0 shares
0 komente
Kukës, një i vdekur në aksident komunikacioni
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të Kukësit.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se vetura me të cilën udhëtonin dy vëllezër me mbiemrin Lleshi është aksidentuar në afërsi të fshatit Kolsh. Për pasojë njëri prej tyre ka humbur jetën ndërsa tjetri është plagosur rëndë.

Mbeten ende të paqarta rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen.

Si raporton BË, nuk bëhet ende i ditur identiteti i viktimës, ndërsa i plagosuri është transportuar menjëherë në spital, prej ku mësohet se është në gjendje kritike. /Telegrafi/
 

Të fundit nga rubrika

Më Shumë

Lexues të nderuar të portalit Telegrafi. Në pamundësi për të menaxhuar vëllimin e madh të komenteve në platformën Disqus - mbi të gjitha për shkak të diskursit negativ të disa komentuesve që keqpërdorin të drejtën e komentimit duke devijuar dhe banalizuar debatin e mirëfilltë - menaxhmenti i Telegrafit ka marrë vendim që së shpejti të ndalojë komentimet nga platforma e deritashme Disqus. Ju njoftojmë se debati për tekstet përkatëse mund të vazhdojë me profilet reale, vetëm përmes sistemit të komentimit të ofruar nga rrjeti social Facebook. Ju falënderojmë për mirëkuptim.

n'fokus