9:38 / 18.02.2013PS emra të rijnë për deputetë në qarqe

0 shares
0 komente
PS emra të rijnë për deputetë në qarqe
Lista e kandidatëve socialistë për zgjedhjet e 23 qershorit pritet që të ketë surpriza lidhur me emrat që do të bëhen publik në ditët në vazhdim. Gazeta “Panorama” ka zbuluar disa prej tyre, të cilët tashmë kanë marrë “detyrat” nga kryetari i PS-së dhe kanë nisur punën në terren.

Vexhi Muçmata, ish-kreu i Prokurorisë së Tiranës, tani prokuror i thjeshtë, është caktuar nga kryesocialisti për të kandiduar në qarkun e Kukësit. Ylli Ziçishti, shefi i urgjencës kirurgjikale në QSUT, do të jetë kandidat i PS-së në qarkun e Korçës, në zonën e Devollit. Një tjetër emër në listën e kandidatëve socialistë është Genc Guga, biznesmen, anëtar i Asamblesë Kombëtare, i cili do të jetë në listën e qarkut të Gjirokastrës, për të mbuluar rrethin e Tepelenës.

Ndërkohë mësohet se anëtari i Kryesisë socialiste, Shkëlqim Cani, do të kandidohet në qarkun e Dibrës, ku është dhe i deleguar. Sekretari për Rininë dhe Emigracionin, Erion Veliaj, do të kandidohet në qarkun e Korçës, Keti Bazhdari në qarkun e Shkodrës. Por, lista e Partisë Socialiste do të pësojë lëvizje, ku deputetët do të lëvizin nga qarku ku janë aktualisht.

Deri tani mësohet se Bashkim Fino do të lerë qarkun e Fierit dhe do të kandidojë në Elbasan. Olta Xhaçka do të largohet nga Korça dhe do të jetë pjesë e listës së Tiranës. Eduard Shalsi do largohet nga Tirana dhe do të kandidojë në Elbasan, po ashtu edhe Sadri Abazi nga qarku i Dibrës do të kandidojë në Tiranë në zonën që ka mbuluar Shalsi. /Telegrafi/

Të fundit nga rubrika

Më Shumë

Lexues të nderuar të portalit Telegrafi. Në pamundësi për të menaxhuar vëllimin e madh të komenteve në platformën Disqus - mbi të gjitha për shkak të diskursit negativ të disa komentuesve që keqpërdorin të drejtën e komentimit duke devijuar dhe banalizuar debatin e mirëfilltë - menaxhmenti i Telegrafit ka marrë vendim që së shpejti të ndalojë komentimet nga platforma e deritashme Disqus. Ju njoftojmë se debati për tekstet përkatëse mund të vazhdojë me profilet reale, vetëm përmes sistemit të komentimit të ofruar nga rrjeti social Facebook. Ju falënderojmë për mirëkuptim.

n'fokus