Rrahje masive mes serbëve e maqedonasve në pikën kufitare Golesh

0 shares
0 komente
Rrahje masive mes serbëve e maqedonasve në pikën kufitare Golesh
Një rrahje masiv ka ndodhur midis maqedonasve dhe serbëve në pikën kufitare Golesh, që lidh Maqedoninë me Serbinë.

Incidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit kufitar Golesh, ku qytetarët po shfrytëzojnë të drejtën e kalimit të kufirit vetëm me letërnjoftime. Në këtë fshat po organizohej një takim trepalësh "Kraishtet 2012" për bashkëpunim ndërkufitar, raporton BW.

Në mesin e qytetarëve të pranishëm ka shpërthyer një zënkë, e cila ka çuar në një konflikt midis maqedonasve dhe serbëve. Për pasojë një person është plagosur rëndë pasi u qëllua disa herë me një thikë.

Policia ka ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e këtij incidenti. Vendkalimi kufitar Golesh është hapur disa muaj më parë në një aktivitet promovues të bërë nga dy ministrat e brendshëm Ivica Daçiç dhe Gordana Jankullovska. /Telegrafi/

 21:18 / 13.07.2012

Dërgoje me email
Artikull i Sponsorizuar

Të fundit nga rubrika

Më Shumë

n'fokus

{BRAZIL}