13:07 / 26.07.2013Salih Salihu, kandidat i VV-së për Viti

0 shares
0 komente
Salih Salihu, kandidat i VV-së për Viti
Lëvizja Vetëvendosje njoftoi se Qendra në Viti ka vendosur të kandidojë Salih Salihun për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Vetëvendosje thekson se gjatë procesit të zgjedhjeve të brendshme dhe numërimit të votave për kandidatin për Viti nuk është vërejtur asnjë parregullësi.

“Ne si komision vlerësojmë procesin e zgjedhjeve si të lira dhe në përputhje të plotë me frymën e demokracisë së brendshme të statutit dhe rregullores për zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje. Nisur nga ky konstatim, sot shpallim fitues të këtyre zgjedhjeve për kandidatin për kryetar komune në Viti, profesor Salih Salihun, i cili ka fituar 98.00 % të votave”, thuhet në komunikatë.

“Me këtë rast dua të ju siguroj që energjia dhe potenciali im politik e profesional do të jenë plotësisht në funksion të arritjes së fitores së 3 nëntorit, e cila do të shënojë fundin e një periudhe të gjatë të keqqeverisjes dhe fillimin e mbarë të një qeverisje të bazuar në vullnetin dhe interesat e qytetarëve të Vitisë”, tha kandidati Salihu. /Telegrafi/
 

Të fundit nga rubrika

Më Shumë

Lexues të nderuar të portalit Telegrafi. Në pamundësi për të menaxhuar vëllimin e madh të komenteve në platformën Disqus - mbi të gjitha për shkak të diskursit negativ të disa komentuesve që keqpërdorin të drejtën e komentimit duke devijuar dhe banalizuar debatin e mirëfilltë - menaxhmenti i Telegrafit ka marrë vendim që së shpejti të ndalojë komentimet nga platforma e deritashme Disqus. Ju njoftojmë se debati për tekstet përkatëse mund të vazhdojë me profilet reale, vetëm përmes sistemit të komentimit të ofruar nga rrjeti social Facebook. Ju falënderojmë për mirëkuptim.

n'fokus